Lewandowski golashënuesi i vitit në Bundesligë

Bayern Munchen e ka mbyllur sot sezonin në Bundesligë me fitore 4-0, ndaj Wolfsburgut.

Në fitoren e bavarezëve shënoi njeriu kryesor i këtij ekipi, sulmuesi polak Robert Lewandowski.

Ish-sulmuesi i Dortmundit, pas përfundimit të ndeshjes e ka marrë çmimin si golashënuesi më i mirë në Bundesligë me 34 gola dhe katër asistime.

Në vendin e dytë me 28 gola dhe tetë asistime ka qenë sulmuesi i Leipzigut, Timo Werner.

Po ashtu Robert Lewandowski është zgjedhur futbollisti i vitit në Bundesligë gjatë kësaj jave.