Lewandowski

'Lewandowski është lojtari më i mirë në botë'

Robert Lewandowski tani është ‘lojtari më i mirë në botë’ përpara Lionel Messit, sipas Lothar Matthaus, i cili e ka përshkruar sulmuesin e Bayernit si pasardhës të superyllit të Barcelonës.

Lewandowski ka arritur në shifrën e 53 golave në 44 ndeshje këtë sezon, pasi shënoi dy të tillë në fitoren prej 4-1 ndaj Chelseat në Champions League.

Rezultati përfundimtar në dy ndeshje kundër Chelseat  e skuadrës së Hansi Flick ishte 7-1, para përballjes së fortë kundër Barcelonës në çerekfinale të kësaj gare.

Para përplasjes së Bayernit kundër katalunasve, legjenda e klubit bavarez, Matthaus për Bild tha se Messi do të përballet me pasardhësin e tij, si lojtari më i mirë në botë, me Lewandowskin.

“Barça e sotme nuk është më e njëjtë si më parë. Ata e kanë Messin, natyrisht. Një lojtar si ai është gjithmonë i aftë për të shkaktuar probleme”.

“Por ai vetëm nuk do të jetë i mjaftueshëm kundër këtij Bayern. Barcelona nuk më tremb”, citohet të ketë thënë Matthaus.

Matthaus është i sigurt se klubi i tij i vjetër do të arrijë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve/GOAL/.