Lewandowski barazon rekordin e Gerd Mullerit në barazimin e Bayernit

Bayern Munchen ka barazuar me rezultat 2-2, ndaj Freiburgut në kuadër të xhiros së 33-të në Bundesligë.

Për Bayernin e hapi serinë e golave Robert Lewandowski duke shënuar për 0-1, në minutën e 26’.

Polaku shënoi golin e 40-të në këtë sezon.

Lewa ka thyer rekordin e legjendës së klubit, Gerd Muller të sezonit 1971/1972.

Bayerni luajti pa presion këtë ndeshje, pasi para një xhiroje ishte shpallur kampion i Bundesligës për sezonin 2020/2021.