Leverkusen turpërohet në shtëpi nga Wolfsburgu

Bayer Leverkusen është mposhtur me rezultat të thellë 4-1, nga Wolfsburgu, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Bundesligë.

Në fund të pjesës së parë, Marin Pongracic i kaloi mysafirët në epërsi pas asistimi nga Arnold.

Në minutën e 64’ Maximilian Arnold e dyfishoi epërsinë e vendasve me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Renato Steffen e trefishoi epërsinë e Wolfsburgut në minutën e 68’, pas asistimit të Joao Victor.

Në minutën e 74’ mysafirët i dhanë fund çështjes së fituesit, pas golit të Marin Pongracic.

Vendasit golin e nderit e shënuan në minutën e 86’Julian Baumgartlingerin.

Pas kësaj fitoreje Wolfsburg mbetet në vendin e gjashtë me 42 pikë, kurse Leverkusen pas kësaj humbje mbetet në vendin e pestë me 53 pikë.