Leverkusen fiton si mysafir ndaj Monchengladbachit

Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Borussia Monchengladbachit me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Bundesligë.

Kai Havertz i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 7’.

Leverkusen e dyfishoi epërsinë me Havertzin në minutën e 58’ nga penalltia.

Për rezultatin përfundimtar 3-0, shënoi Sven Bender në minutën e 81’.

Pas kësaj fitoreje Leverkusen ngritët në vendin e tretë me 53 pikë.

Monchengladbach zbret në vendin e katërt me 52 pikë.