Leverkusen fiton me rezultat të thellë ndaj Frankfurtit

Bayer Leverkusen ka shënuar një fitore të lehtë ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 4-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 25-të në Bundesligë.

Kai Havertz shënoi për 1-0, në minutën e 4’ pas asistimit të Dibayt.

Karim Bellarabi e dyfishoi epërsinë në minutën e 14’.

Ashtu si në pjesën e parë edhe në pjesën e dytë Leverkuseni i shënoi dy gola.

Paulinho i shënoi dy gola në minutat e 49’ dhe 55’.

Pas kësaj fitoreje Leverkusen ngjitet në vendin e katërt me 47 pikë.

Ndërkaq, Eintracht Frankfurt në vendin e 12 me 28 pikë.