Leutrim Muli boksieri më i mirë i turneut “Lah Nimani”

Leutrim Muli është shpallur boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar për të rinj “Lah Ninami”.

Ky turne i kushtohet legjendës së boksit Lah Nihami, i cili është mbajtur të shtunën dhe të dielën.

Muli i cili përfaqëson Danimarkën është shpallur boksieri më i mirë i këtij turneu.

Ky ishte edicioni i 13-të i këtij turneu që i kushtohet trajneri të boksit që kishte arritur suksese të mëdha me gjeneratën e artë të Prishtinës.

Sipas Federatës së Boksit të Kosovës, këtë edicion morën pjesë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Danimarka, Sllovakia dhe Maqedonia e Veriut.

Muli është shpallur më i miri, ndërsa tekniku më i mirë ishte Orgito Llaha i Shqipërisë. Çifti më luftarak ishte Hadi Shehabi (Maqedoni e Veriut) – Tibor Katana (Sllovaki), ndërsa boksieri më korrekt ishte Elias Idrissi i Danimarkës. Ndërkohë boksieri më i mirë i vendit ishte Lorent Murati