Lëndohet Valon Berisha

Mesfushori kosovar, Valon Berisha ka pësuar një lëndim në ndeshjen ndaj Lillet.

Mesfushori i Stade Reims pas një dueli me Sven Botman ka pësuar një lëndim i cili ka detyruar të largohet nga ndeshja në minutën e tetë.

Shkalla e lëndimit ende nuk dihet, por Berisha do t’i rrezikojë ndeshjet e tetorit me Kombëtaren e Kosovës.

Kujtojmë që për shkak të lëndimit është duke munguar edhe Arbër Zeneli i cili po ashtu luan për Reimsin në Francë.