
Lëndohet Rashica, mësojeni se sa do të jetë jashtë fushës së blertë
03.12.2021 - 11:33
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica është lënduar dhe pritet të mungojë 3-4 javë.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e klubit të Norwich City.
Po këtë lajm e konfirmuar edhe vete trajneri i skuadrës së Rashicës.
“Ne menduam se Milot Rashica kishte një problem të lehtë me ije, por pas një skanimi, duket më i rëndësishëm. Mendojmë se ai do të jetë jashtë për tre deri në katër javë”, ka thënë trajneri i skuadrës.
Rashica këtë edicion ka zhvilluar 13-të ndeshje për Norwich por që nuk ka arritur që të shënoj asnjë gol.