Lejohen 200 shikues në ndeshjen për Kupën e Kosovës në basketboll

Kupa e Kosovës në basketboll  e njohur si “Final 8”, do të zhvillohet nga 3 deri më 7 shkurt në Suharekë, në palestrën “13 Qershori”.

Organizuesi i Kupës së Kosovës do të jetë klubi suharekas KB Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës.

Ylli sot ka njoftuar se në Kupën e Kosovës do të lejohen 200 shikues për ndeshje.

“Pas përpjekjeve të shumta të Golden Eagle Yllit si organizator, në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës, ju njoftojmë se në ndeshjet e Vllesa&Pagesa Final 8 e Kupës së Kosovës në basketboll do të jenë të pranishëm 200 shikues. Natyrisht se basketbolli luhet për shikues dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, në vendin ku ky sport është më shumë se sport”, thuhet në njoftimin e Yllit në Facebook.