Leipzigu dështon të fitojë ndaj Hertha Berlinit

Leipzig ka bërë një hap fals drejt titullit të kampionit, pasi nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj Hertha Berlinit me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Bundesligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Marco Grujicin në minutën e 9’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 24’ Lukas Klostermannin.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Pjesa e dytë nuk nisi mirë për vendasit, pasi mbeten me një lojtarë më pak pasi Marcel Halstenberg u ndëshkua me karton të kuq.

Edhe pse me një lojtarë më pak, Patrik Schick i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 68’.

Mysafirët e barazuan rezultatin me sulmuesin polak Piatek në minutën e 82’ nga penalltia.

Pas këtij barazimi Leipzigu mbetet në vendin e tretë me 55 pikë.

Kurse Hertha Berlin në vendin e 11 me 35 pikë.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!