Leipzig e ‘shkel’ Mainzin, shkëlqen Timo Werner

RB Leipzig, ka shënuar një fitore të thellë ndaj Mainzit, si mysafir me rezultat 5-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 27-të në Bundesligë.

Në këtë ndeshje ka shkëlqyer sulmuesi gjerman, Timo Werner duke i shënuar tre gola.

Werner e hapi serinë e golave në minutën e 11’ duke shënuar për 1-0.

Yussuf Poulsen në minutën e 23’ shënoi për 2-0.

Për rezultatin 3-0, shënoi sulmuesi Marcel Sabitzer në minutën e 36’ pas asistimit të Poulsenit.

Pjesa e dytë i takoi Timo Wernerit duke i shënuar dy gola në minutat 48’ dhe 75’, për rezultatin 5-0, dhe për ta kompletuar hat-trickun e tij në këtë ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Leipzigu pozicionohet në vendin e tretë me 54 pikë.

Ndërsa Mainz pozicionohet në vendin e 15-të me 27 pikë.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!