Leicesteri mposht Chelsean dhe fiton FA CUP-en

Leicesteri e ka fituar FA CUP-en pas fitores me rezultat 1-0, ndaj Chelseas.

Golin e fitores e shënoi mesfushori Youri Tielemans në minutën e 63’ pas asistimit të Thomasit.

Chelsea e barazoi rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, me Chilwellin, por goli iu anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

Ky është titulli i parë në histori të klubit për Leicesterin.