Leicesteri i bashkohet Chelseat në finale të FA Cup

Leicesteri është kualifikuar në finale të FA Cup pas fitores me rezultat 1-0, ndaj Southamptonit.

Golin e fitores e shënoi sulmuesi Kelechi Iheanacho në minutën e 55’.

Leicesteri ka kaluar në finale të FA Cup për herë të parë që nga viti 1969.

Finalja e madhe mes Leicesterit dhe Chelseat do të luhet më 15 maj nga ora 18:30.