Leicesteri eliminon Manchester Unitedin nga FA Cup

Leicester City ka kaluar në gjysmëfinale të FA Cup, pas fitores me rezultat 3-1, ndaj Manchester Unitedit.

Iheanacho i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 24’.

Unitedi e barazoi rezultatin më Mason Greenwoodin në minutën e 38’.

Mesfushori belg Youri Tielemans e riktheu epërsinë e Leicesterit në minutën e 52’.

Sulmuesi nigerian Kelechi Iheanacho shënoi për 3-1, në minutën e 78’ për t’i dhënë fund çështjes së fituesit.