Leicesteri afër transferimit të Cengiz Underit

Sulmuesi i krahut Cengiz Under është afër largimit nga skuadra e Romës.

Turku pritet t’i bashkohet skuadrës angleze Leicester City si huazim për 3 milionë euro plus 24 tjera me detyrim blerje, bën të ditur Sky Sport.

Anglezët kanë arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Underit.

Leicesteri fillimisht kishte tentuar që ta huazonte Trincaon nga Barcelona, por oferta e tyre është refuzuar nga spanjollët.