Leicester hyn në garë për Coutinhon

Leicester City dëshiron që të përforcohet në merkaton e verës me lojtarë cilësorë.

Gazeta SPORT, ka shkruar se emri i lakuar është mesfushori brazilian i Barcelonës, Philippe Coutinho.

Phlippe Coutinho është i huazuar te Bayern Munchen nga Barcelona.

Barcelona i dëshiron 120 milionë euro për Coutinhon, por gjermanët nuk dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë opsion, duke e kthyer brazilianin në Camp Nou, pasi të përfundoj ky sezon.

Leicester dëshiron ta huazoj 27 vjeçarin me opsion blerje, por do të jetë e vështirë, pasi për të kanë shfaqur interesim Manchester United dhe Chelsea, klube të cilat janë të gatshme t’i përmbushin kërkesat e Barcelonës.