Leicester City interesohet për Vedat Muriqin

Vedat Muriqi është duke kaluar një sezon fantastik me skuadrën e Fenerbahçes dhe Kombëtaren e Kosovës.

Forma e lartë e sulmuesit kosovar, ka bërë që shumë skuadra të njohura europian, të zgjojnë interesim për Muriqin.

Klubet e mëdha botërore Manchester United e Tottenham, kanë shprehur më herët interesim për sulmuesin prizrenas.

Por, siç raportojnë mediat britaneze, skaut të skuadrës së Leicesterit, të premtën e kanë përcjellë Vedat Muriqin, i cili i shënoi dy gola ndaj skuadrës së  Gençlerbirligit.

Sipas mediumit turk “Haber Global”, Leicester City është duke e konsideruar transferimin e Muriqit, në afatin kalimtar të janarit, pasi është në garë për titullin e kampionit në Premierligë dhe një sulmues si Muriqi do t’i kryente punë trajnerit Brendan Rodgers.

Po ashtu sipas “Haber Global”, për ta përcjellë 25 vjeçarin nga Kosova, kanë qenë edhe skautët e Eintracht Frankfurtit dhe të Monacos.