Leclerc piloti i momentit, e siguron “pole position” e pestë sezonal

Charles Leclerc po konfirmohet si piloti i momentin në Formula 1, teksa vetëm pak ditë pas triumfit në dy gara radhazi, ka “fluturuar” edhe në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Singaporit.

Piloti francez i Ferrarit ka vendosur kohën më të shpejtë në Singapor, duke fituar të drejtën për t’u nisur i pari, në atë që është “pole position” i pestë sezonal për të.

Vetëm vendi i dytë për kampionin në fuqi të botës, pilotin e Mercedesit, Lewis Hamilton, ndërsa i treti do të niset gjermani i Ferrarit, Sebastian Vettel.