Leart Paqarada tregon për KALLXO.com se pse e la Sandhausenin për St.Paulin

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada iu bashkua skuadrës së St. Pauli, nga SV Sandhauseni, duke nënshkruar kontratë tre vjeçare.

Paqarada në një intervistë për KALLXO.com, ka treguar arsyet se përse iu bashkua skuadrës së njohur gjermane.

“St. Pauli është një klub me tradit të madhe. Shikuesit janë ndër më të mirët dhe stadiumi është gjithmonë i mbushur me 30 mijë tifozë në çdo lojë”, ka thënë Paqarada fillimisht për KALLXO.com.

Mbrojtësi i Kosovës, ka treguar se besimi i treguar nga trajneri dhe drejtuesit e klubit të St. Paul kanë bërë që ai të nënshkruaj kontratë me këtë klub.

“Bisedat me përgjegjësit edhe trajnerin kanë qenë shumë të mira. Kanë shprehë besim të madh te unë, dhe për këtë arsye kam vendosur për St. Paulin. Kontrata është tre vjeçare deri në vitin 2023”, ka potencuar Paqarada.

25 vjeçari është i kënaqur që iu është bashkuar skuadër së St. Paulit që garon në Bundesliga 2.

“Jam i kënaqur me transferimin dhe besoj qe do të luajmë një futboll aktraktiv dhe të suksesshëm”, ka thënë ai.

Leart Paqarada ka qenë për gjashtë vite pjesë e SV Sandhausen nga viti 2014 deri në vitin 2020, duke bërë super paraqitje.

Kujtojmë se Paqarada po ashtu është i ftuar gjithmonë te Kombëtarja e Kosovës duke i bërë 19 paraqitje dhe një gol.

Zyrtare: Leart Paqarada i bashkohet St. Paulit