Leart Paqarada largohet nga klubi gjerman

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares së Kosovës, Leart Paqarada ka përfunduar aventurën e tij me skuadrën gjerman Sandhausen.

Paqarada iu ishte bashkuar SV Sandhausenit në vitin 2014 nga Leverkuseni II.

25 vjeçari përmes një postimi në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se është larguar nga skuadra gjermane e cila bën gara në Bundesliga 2.

“6 vite dhe 160 ndeshje. Ka qenë kohë shumë e bukur! Faleminderit & lamtumirë – Ju uroj shumë suksese në të ardhmen”, ka shkruar Leart Paqarada.

Leart Paqarada po ashtu është pjesë e Kombëtares së Kosovës duke u paraqitur 19 herë për “Dardanët” dhe ka shënuar një gol.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!