Kosovë - Slloveni. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Leart Paqarada: Fazë shumë e vështirë për neve

Mbrojtësi i Kosovës, Leart Paqarada, ka folur pas humbjes ndaj Sllovenisë.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka deklaruar se kjo është një fazë e vështirë për ta, por duhet të qëndrojnë të bashkuar dhe të dalin nga kjo situatë.

“Fazë shumë e vështirë për neve. Është fazë që duhet të qëndrojmë si familje, të përkrahim njëri-tjetrin. Normal që ke kohë të këqija. Është si mësim e në të ardhmen do të vijnë rezultatet. Është skuadra më e bashkuar se kurrë. Pas ndeshjes me Maqedoninë ka pasur fjalë të këqija e ofendime, e besoj se nuk është koha për këtë, por të qëndrojmë së bashku e të dalim nga kjo”, ka deklaruar Paqarada.

Leart Paqarada ka luajtur për 90 minuta në ndeshjen e sotme.