Lazio mposht Torinon dhe afrohet kreut të tabelës (VIDEO)

Lazio ka shënuar një fitore të vështirë ndaj Torinos me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e 29-të në Serie A.

Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Andrea Belottin në minutën e 5’ nga penalltia.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1-0, për Torinon.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi lacialëve.

Ciro Immobile shënoi në minutën e 48’ për rezultatin 1-1.

Golin e fitores e shënoi kapiteni i Lazios Marco Parolo në minutën e 73’.

Pas kësaj fitoreje Lazio pozicionohet në vendin e dytë me 68 pikë, një më pak se Juventusi që është në vendin e parë me një ndeshje më pak.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!