Lazio kërkon transferimin e Draxlerit

Lazio është lidhur për transferimin e mesfushorit sulmues Julian Draxler i cili luan për Paris Saint-Germain.

Julian Draxler po e ka problem që ta gjejë një vend startues te Parisi dhe është duke e menduar largimin nga skuadra franceze.

Il Corriere dello Sport, shkruan se Lazio është duke tentuar transferimin e Draxlerit nga Parisi në këtë javë.

Mediat italiane shkruajnë se PSG ia ka ofruar lojtarin klubeve si Inter, Milan dhe Roma duke i kërkuar 15 milionë euro në këmbim për shërbimet e gjermanit.

Lazio pritet ta transferoj gjermanin, por problem mbetet paga e tij e lartë prej 7 milionë eurove që e merr te Paris Saint-Germain.