Lazio ia shkakton Interit humbjen e parë në Serie A

Lazio ka triumfuar ndaj Interit me rezultat 3-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë në Serie A.

Ndeshjen e nisën më mirë mysafirët duke kaluar në epërsi në minutën e 12’ me Ivan Perisicin nga penalltia.

Ciro Immobile i barazoi shifrat duke shënuar për 1-1 në minutën e 67’ nga penalltia.

Felipe Anderson shënoi për 1-0 në minutën e 81’.

Për 3-1 shënoi Milinkovic-Savic në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Lazio ngjitet në vendin e pestë me 14 pikë.

Kurse, Interi mbetet në vendin e tretë me 17 pikë.