Lazio humb nga Celtici pas gabimit të Valon Berishës (VIDEO)

Lazio është mposhtur nga Celtici në “Stadio Olimpico”  me rezultat 2-1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Për këtë humbje mund të quhet fajtor mesfushori i Kosovës, Valon Berisha i cili ia fali topin lojtarit të Celticit pastaj u kontkretizua në gol.

Berisha në këtë lojë u inkuadrua në minutën e 82’ nga banka rezervë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Ciro Imobiles në minutën e 7’.

Mysafirët e barazuan rezultatin në minutën e 38’.

Kur u  mendua se ndeshja do të përfundonte me barazim 1-1, Valon Berisha në minutën e 90+5’, e gaboi një top në mesfushë dhe ia mundësoi mysafirëve që ta shënojnë golin e fitores.

Pas kësaj fitoreje Celtic pozicionohet në vendin e parë me 10 pikë.

Kurse Lazio në vendin e tretë me tri pikë në Grupin E, që pothuajse është eliminuar nga faza e grupeve në Europa League.

PËR T’I PARË GOLAT KLIKONI KËTU.