Lazio fiton me vështirësi ndaj Sassuolos

Lazio ka shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj Sassuolos, ndeshje e vlefshme për xhiron e 19-të në Serie A.

Caputo shënoi për 1-0, në minutën e 6’.

Vendasit e barazuan rezultatin në minutën e 25’ me Milinkovicin.

Golin e fitores për Lazion e shënoi Ciro Immobile në minutën e 71’.

Pas kësaj fitoreje Lazio pozicionohet në vendin e shtatë me 34 pikë.

Kurse, Sassuolo në vendin e nëntë me 30 pikë.