
Lazio fiton me lehtësi ndaj Romës në derbin e kryeqytetit italian
15.1.2021 - 22:49
Lazio e ka fituar derbin e kryeqytetit të Italisë me rezultat 3-0, ndaj Romës, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.
Ciro Immobile shënoi për 1-0, në minutën e 14’ duke e shfrytëzuar gabimin e Ibanezit të Romës.
Për 2-0, shënoi Luis Alberto pas asistimit të Lazzarit.
Për rezultatin përfundimtar shënoi përsëri futbollisti spanjoll Luis Alberto.
Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi luajti për 13 minuta, pasi u fut në lojë në minutën e 83’, duke i luajtur edhe 6 minutat shtesë që u dhanë në këtë takim.
Pas kësaj fitoreje Lazio pozicionohet në vendin e shtatë me 31 pikë.
Kurse, Roma në vendin e tretë me 34 pikë.