Lautaro Martinezi i lumtur te Interi

Lautaro Martinezi duket se do ta vazhdojë karrierën e tij te skuadra e Interit.

Sulmuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Interi i kërkonte 110 milionë euro për ta liruar transferimin e argjentinasit, gjë e cila ia pamundësoi Barcelonës që ta transferonte Lautaron.

Agjenti i argjentinasit, Beto Yaque ka konfirmuar se klienti i tij është i lumtur te Interi.

“Ka qenë një takim që e kemi planifikuar më parë, por që nuk është mbajtur për shkak të Covidit. Lautaro është i lumtur në Inter”, ka thënë menaxheri Yaque.

Yaque ka thënë se nuk kanë biseduar për çështjen e ndryshimit të klauzolës.