Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Zagreb

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Fazliu mposhti me IPPON polaken Angelika Szymanska në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja mitrovicase shënoi tri ftore duke e pësuar vetëm një humbje duke e ndaluar që ta fitojnë medaljen e argjendtë ose të artën.

Laura Fazliu pritet t’i sjellë Kosovës medalje olmpike në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.