Laporta flet për rinovimin e kontratës së Dembeles

Sulmuesi francez Ousmane Dembele mund të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona në afatin kalimtar të verës.

Francezit i skadon kontrata në qershorin e vitit 2022 me Barcelonën.

Skuadra spanjolle është duke tentuar që ta bind 24 – vjeçarin të qëndroj në “Camp Nou”, por një gjë e tillë duket mjaftë e vështirë.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka treguar sot se negociatat për rinovimin e kontratës për Dembelen po shkojnë ngadalë.

“Rinovimi i kontratës së Dembeles është duke shkuar më ngadalë se sa kemi dëshiruar ne. Por, jemi duke punuar në të, ne dëshirojmë që Ousmane të qëndroj, ai mund të bëhet lojtar shumë i rëndësishëm nëse arrijmë marrëveshje”, ka deklaruar Laporta.