Lajm i keq për Feronikelin, Përparim Islami këput ligamentet e gjurit

Futbollisti i Feronikelit, Përparim Islami, ishte zëvendësuar në pjesën e parë për shkak të lëndimit, në ndeshjen ndaj Ballkanit, të mërkurën e cila ishte zhvilluar në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Klubi i Feronikelit, ka njoftuar se Islami pas testeve të bëra dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike, është konfirmuar se ka këputur ligamentin ACL, të gjurit të djathtë,.

Islami do t’i nënshtrohet operimit dhe pritet të mungoj deri në gjashtë muaj për rikthimin e tij në fushë.

“Në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll ndaj FC Ballkanit në Suharekë, mbrojtësi i skuadrës sonë, Përparim Islami pësoi një lëndim që e detyroi të largohet nga fusha. Islami pas testeve të bëra dje dhe ekzaminimit me rezonancë magnetike sot, ka konfirmuar që ka këputur ligamentin ACL, në gjurin e tij të djathtë. Ai do ti nënshtrohet operimit ditëve në vijim me shpresën që të kthehet në fushë sa më shpejtë që të jetë e mundur. Islamit i urojmë shërim sa më të shpejtë dhe mezi presim ta kemi sërish në stërvitje e në ndeshje”, ka njoftuar Feronikeli.

 

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!