La Liga konfirmon: Kush dëshiron shërbimet e Messit duhet t’ia paguajë 700 milionë euro Barcelonës

Lionel Messi është i vendosur për tu larguar nga Barcelona.

33 vjeçari argjentinas dëshiron që të largohet nga “Cam Nou”, si lojtar i lirë edhe pse ka një vit kontratë me blaugranët.

Barcelona i ka vendosur klauzolë lirimi në kontratë të vlefshme prej 700 milionë eurove.

Skuadra favorite për nënshkrimin e Messit është Manchester City.

La Liga, sot ka lëshuar një komunikatë duke thënë se kush dëshiron transferimin e Messit duhet t’i paguajë 700 milionë euro.

“Kontrata aktualisht është në fuqi dhe ka një klauzolë për lirim që duhet të aktivizohet nëse Lionel Messi vendos ta shkëpusë njëanshëm kontratën”, thuhet nga La Liga.