Ky është shorti për Final 8 Kupën e Kosovës në basketboll

Sot gjatë ditës është hedhur shorti për Final 8 në Kupën e Kosovës në Basketboll në konkurrencën e meshkujve.

Në bazë të shortit të hedhur, takimi kryesor pritet të jetë ai ndërmjet rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës.

Ndërsa në takimet tjera do të takohen: Golden Eagle Ylli – Drita, Trepça – Rahoveci, Prizreni 16 – Bashkimi.

Lajmi është bërë i ditur nga ana e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

“Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 9 dhe 10 Shkurt 2022, kurse turneu do të zgjasë deri më 13 Shkurt 2022. Fituese aktuale e Kupës është Sigal Prishtina” thuhet në njoftimin e FBK-së.