Ky është klubi me paraqitjen më të dobët në Top Ligat e futbollit evropian

Shumica e ekipeve në futbollin evropian janë duke i zhvilluar takimet e fundit për këtë vit.

Shumica nga to, kanë arritur rezultatet e pritura, disa sosh kanë tejkaluar pozitivisht parashikimet.

Por është një klub që garon në ligën e futbollit gjerman që assesi nuk po mund të arrijë rezultate pozitive.

Bëhet fjalë për ekipin gjerman Greuther Furth që pas 17 ndeshjeve të zhvilluara ka arritur që të grumbullojë vetëm 5 pikë.

Ekipi gjerman ka një fitore dy barazime dhe plotë 14 humbje. Po ashtu në këto 17 ndeshje të zhvilluara, ekipi gjerman ka shënuar vetëm 13 gola dhe ka pësuar 49.

Humbja me rezultatin me të thellë ishte ajo nga Bayern Leverkusen me rezultat 7:1 në fund të dhjetorit.

Momentalisht Greuther Furth është 13 pikë larg zonës që e shpëton ekipin për rënie nga liga.