Ky është gjyqtari kryesor i 'EL Clasicos' së parë për 2022-ën

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen të mërkurën në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës. Kjo ndeshje do të jetë e para në mes tyre për vitin 2022.

Për këtë ndeshje është përcaktuar edhe gjyqtari.

Gjyqtari Jose Luis Munuera Montero do të jetë në krye të ndeshjes mes Barcelonës dhe Real Madridit të mërkurën.

Lajmi është bërë i ditur nga ana barcacentre në Twitter.

Ky do të jetë edhe “EL Clsico” i parë për vitin 2022. Ndeshja zhvillohet në fillim nga ora 20:00.

Në pesë ndeshjet e fundit në mes të këtyre dy ekipeve, Barcelona ka arritur 1 fitore, Real Madrid ka shënuar 3 fitore ndërsa një ndeshje ka përfunduar pa fitues.

Në gjysmëfinalen e dytë në kuadër të Supërkupës së Spanjës pritet të takohen Ateltico Madrid-Atletico Bilbao.

Tërhiqet shorti për Superkupën e Spanjës