Ky do të jetë trajneri që do ta udhëheqë Kosovën në ndeshjen ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Bernard Challandesit.

Është përfolur shumë për mundësinë e angazhimit të disa emrave ndërkombëtare të trajnerëve në stolin e Kosovës, por kryetari i FFK-së, Agim Ademi i kishte mohuar këta zëra në një bisedë për KALLXO.com.

Trajneri slloven Primozh Gliha i cili ka qenë ndihmës trajner i Challandesit te Kosova, ka bërë të ditur se do ta udhëheqë Kosovën në ndeshjet e nëntorit.

“Jemi pajtuar që të udhëheq unë në dy ndeshjet e ardhshme. Më pas ata duan të sjellin Felix Magathin dhe të më përfshijnë mua në stafin e tij profesional’, ka thënë Gliha për sajtin slloven ’24ur.com’.

53 vjeçai do ta udhëheqë Kosovën në ndfeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin “Katari 2022” ndaj Greqisë dhe një miqësore e cila ende nuk është konfirmuar nga FFK-ja.