Kurti nga lindja, Thaçi e Haradinaj nga perëndimi i stadiumit e përcjellin ndeshjen Kosova-Mali i Zi

Në mesin e shikuesve që po e përcjellin ndeshjen mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi ka edhe politikanë të lartë të Kosovës.

Kështu, ndeshjen nga tribuna po e përcjellin edhe presidenti Hashim Thaçi e kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Po ashtu, në ulëset VIP janë edhe ish-presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga, si dhe ish-presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi.

KALLXO.com merr vesh se lideri i VV-së po e ndjek ndeshjen nga tribuna lindore e stadiumit “Fadil Vokrri”.

Ndeshja Kosova- Mali i Zi, filloi në orën 20:45, dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”,  në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.