Kur pritet që Xavi të përballet me Real Madrid

Xavi Hernandez tashmë është trajner i Barcelonës, pas zyrtarizmit që ndodhi javën e kaluar.

Xavin e pret një punë e vështirë duke pasur parasysh që ekipi i Barcelonës kohëve të fundit është përballur me rezultate jo të mira.

Por kur do të jetë “El Clasico” i parë për Xavin si trajner i Barcelonës?

13 janar është data kur Xavi do të zhvillojë “El Clasicon” e parë si trajner i Barcelonës.

Kjo ndeshje do të jetë në kuadër të gjysmëfinales për Kupën e Mbretit, ndërsa sfida tjetër do të jetë midis Atletico Madrid-Atleticho Bilbao.

Por deri me 13 janar, Xavin dhe Barcelonën e presin edhe 11-të ndeshje përpara dhe këto ndeshje do të jenë mundësi që Barcelona të përgatitet sa më mirë për takimin kundër Real Madrid.