Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kur dhe ku mund të ndërtohet stadiumi kombëtar, flet Hajrullah Çeku

Hajrulla Çeku, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë në KALLXOPernime se pasi të bëhet studimi i fizibilitetit, do të mund të dijnë a mund të investojnë për stadiumin kombëtar.

“Sa i përket stadiumit nacional, tash kërkon fizibilitet kjo çështje, prandaj bëhet fizibiliteti. Studimi i fizibilitetit në projektet e mëdha infrastrukturore në fund të tregon se a ia vlen me investu në një projekt të tillë. Pa e bo fizibilitetin na nuk mundemi me e ditë a duhet dhe nesë po si do ta ndërtojmë një projekt kaq të madh”, ka treguar Hajrulla Çeku.

I pyetur se a është në pikëpyetje lokacioni se ku ka do të ndërtohet Çeku ka thënë se gjithçka pritet të vendoset pas kryerjes së fizibilitetit.

“Fatëkeqësisht, përveç si dyshim për keqpërdorim të paras publike në rastin e studimit të fizibilitetit, kjo çështja e stadiumit nacional është trajtu me nivelin ma të ulët të seriozitetit edhe kjo çështja e politizimit për lokacionin është dëshmia kryesore për këtë çështje. Nuk ka qenë asnjëherë në diskutim këtu, apo atje, kjo nuk është matje e forcave se cila parti po e qon në bastionin e vet stadiumin. Këto janë totalisht të palogjikshme të pakuptimta, sepse nëse dinë me e bërë një investim të tillë që sipas disave sipas parallogaritjeve, shuma mund të shkoj në 100 milionë euro, kjo është shumë e madhe edhe nuk jemi të sigurt, se Kosova a mund hyjë në këtë aventurë të madhe financiare, nëse po, si sa kohë merr kjo dhe si mund të bëhet dhe nuk ka këtu diskutim mes politikanëve është çështje e profesionistëve, ata e bëjnë stduimin dhe na tregojnë se a ja vlen a nuk ia vlen, pastaj na e marrim vendimin e duhur”, ka thënë Çeku.

Kujtojmë se Ministri Çeku e ka dorëzuar në hetuesi çështjen e kryerjes së fizibilitetit për stadiumin pasi sipas tij pagesa është bërë për kryerjen e këtij hulumtimi por dokumenti në fund nuk është dorëzuar në ministri.

Çeku po ashtu ka folur edhe për dhunën në sportin kosovar.