Kupa e përbashkët Kosovë- Shqipëri, në Serbi e quajnë skandal

Serbët, sa herë dëgjojnë të flitet, shkruhet apo mendohet për një bashkim të Shqipërisë më Kosovën, nuk e përjetojnë mirë. Kjo ndodh edhe në botën mediatike atje, që sigurisht nuk mund ta dalë jashtë opinionit që politika dhe qarqet nacionaliste kanë atje.

Së fundmi është konsideruar skandal fakti që Kosova dhe Shqipëria po mendojnë të bëjnë një Kupë të përbashkët, të quajtur “Nënë Tereza”. Projekti është bërë dhe është dorëzuar në UEFA. Synimi është që fituesi të shkojë në kompeticionet Europiane.

Kurir, me të mësuar idenë që FFKF dhe FSHF kanë, ka publikuar lajmin dhe sigurisht fjala SKANDAL në titull është e pashmangshme prej tyre. Në artikull është publikuar edhe deklarata e presidentit të FKF, Agim Ademi, i cili edhe ka zbuluar një nga projektet që do të përqafohej përzemërsisht nga të gjithë shqiptarët.