Kupa e Kosovës: Tërhiqet shorti për gjysmëfinale

Është tërhequr shorti i gjysmëfinaleve në Kupën e Kosovës, gjatë ditës së sotme në ambientet e stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Shorti ka përcaktuar që në gjysmëfinale do të përballen Istogu – Dukagjini dhe Prishtina – Llapi.

Ndeshjet e gjysmëfinaleve luhen me sistemin vajtje-ardhje.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 prill, kurse ato të kthimit më 21 prill.