Kupa e Kosovës: Llapi – Prishtina, mbyllet pjesa e parë me dy gola të shënuar

Është mbyllur pjesa e parë mes Llapit dhe Prishtinës me rezultat 1-1, ndeshje e cila po luhet në kuadër të ndeshjes kthyese të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 6’ me Enis Gavazjn nga penalltia të cilën e fitoi Alban Shillova.

Llapi e barazoi rezultatin në minutën e 16’ me qendërsulmuesin Ahmed Januzi.

Ndeshjen e parë Llapi e kishte fituar me rezultat 2-3, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në finale fituesin e kësaj ndeshje e pret Dukagjini.