Kupa e Italisë sjell superndeshjen Inter – Milan

Super derbi italian mes Interit dhe Milanit, i njohur ndryshe si “Derby della Madonnina”, do të zhvillohet për herë të dytë në këtë sezon.

Ndeshja e parë e luajtur në kuadër të Serie A, përfundoi me fitoren e Milanit me golat e Zlatan Ibrahimivocit me rezultatin 2-1, kurse golin e parë për Interin e shënoi Romelu Lukaku.

Inter – Milan, sot do të zhvillohet nga ora 20:45, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Vëmendja kryesore pritet të jetë te Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic.

Të dy sulmuesit janë në formë të mirë në këtë sezon, duke i shënuar nga 12 gola në Serie A.

Fituesi i kësaj ndeshje do të takohet me fituesin e ndeshjes, Juventus – Spal.

Çerekfinalja luhet me eliminim direkt me vetëm një ndeshje.