Kuka pas suksesit të Distria Krasniqit në Pragë:  Medalje e një rëndësie të madhe

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka shprehur gëzimin e tij për suksesin e sotëm të Distria Krasniqit në Kampionatin Europian në Pragë.

Distria Krasniqi, në kategorinë 48 kilogramë, arriti ta rrëmbejë medaljen e bronztë në Çeki, duke e mposhtur francezen Melanie Clement me ippon.

Driton Kuka e ka quajtur vit të rëndë për sportin në nivel global.

“Medalja e parë elitare për Kosovën në vitin me të rëndë për sportin në nivel globi. Distria e bronztë në Kampionatin Evropian. Sukseset e xhudos pavarësisht rrethanave që e kanë zvogëluar ekipin prej 9 garuesve në vetëm tre prej tyre po vazhdojnë”, ka thënë Kuka.

Ai ka thënë se medalja e Distrisë, ka rëndësi të madhe për të.

“Medalje që për mua ka rëndësi të madhe, për ekipin që me aq përkushtim e priti këtë garë por mbetën shumica në shtëpi, kjo medalje është e krejt ekipit tonë që do vazhdojë tutje me suksese e medalje edhe për shumë kohë. Kjo flet mjaft. Kosova mbi të gjitha”, ka shkruar Kuka

Kujtojmë se Flaka Loxha sot u mposht në luftën e dytë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kurse, nesër do të garoj Loriana kukan ë kategorinë 78 kilogramë.