Kuka mposhtet në gjysmëfinale, lufton për medaljen e bronztë

Loriana Kuka është mposhtur në gjysmëfinale të Europianit të xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Kuka është mposhtur me “Ippon” nga holandezja Guusj Steenhuis, 21 sekonda pa mbaruar koha e rregullt e luftës.

Kuka do të luftojë për medalje të bronztë në kategorinë deri 78 kilogramë me francezen Fanny Estelle Posvite, që është e treta në renditjen botërore.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë dhe Akil Gjakova në kategorinë 73 kilogramë kanë fituar medalje të arta, ndërsa Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë ka fituar medaljen e bronztë. Kurse, Lura Fazliu dje doli e pesta.