Kryetari i Gjilanit takon drejtuesit e dy klubeve, diskutojnë për projektin e rregullimit të stadiumit të qytetit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur sot në një takim drejtuesit e dy klubeve të Gjilanit, Dritës dhe Gjilanit.

Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Gjilanit.

Në këtë takim midis përfaqësuesve të klubit dhe kryetarit të Komunës është diskutuar për procesin e përfundimit të projektit të rregullimit të stadiumit të qytetit.

“Për këtë projekt jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në mënyrë që të përfundojë sa më shpejt”, ka thënë kryetari Hyseni.

Edhe përfaqësuesit e klubeve kanë falënderuar kryetarin Hyseni për pritjen, duke shtuar se ky fakt dëshmon seriozitetin dhe dëshirën për përfundimin sa më shpejt të projektit të stadiumit të qytetit.

 

Derbi i ri në stadiumin e vjetër