Kryetari i FFK-së bën homazhe për trevjetorin e vdekjes të Fadil Vokrrit

Në tre vjetorin e vdekjes së ish-kryetarit të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, kryetari i tanishëm i FFK-së, Agim Ademi ka bërë homazhe dhe kanë vendosur lule te varri i Vokrrit.

Po ashtu, “Dardanët” së bashku me veteranët e futbollit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule te varri i Vokrrit.

“Presidenti Ademi bashkë me përfaqësuesit e Federatës do ta kujtojnë gjithmonë ish-kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin për kontributin e tij dhënë futbollit kosovar për shumë vjet, e mbi të gjitha për karakterin e tij të fortë e njerëzor”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kujtojmë se Fadil Vokrri vdiq më 9 maj të vitit 2018 pas një sulmi në zemër.