Kryetari i FFK-së Agim Ademi tregon se portieri Amir Saipi në tetor do të jetë i gatshëm për Kosovën (Foto)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi sot është takuar me portierin e klubit zviceran , Schaffhausen, Amir Sopi dhe me familjarët e tij.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur FFK-ja.

Agim ademi kta treguar se portieri Saipi, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e tetorit që të luaj për Kosovën.

“Shpresoj që shumë shpejt do të fillojmë procedurat e pajisjes me dokumentet e nevojshme dhe në tetor të jetë i gatshëm grumbullimi i tij dhe bashkëngjitja në familjen tonë Dardane. Edhe një Dardan i ri, vazhdojmë me krenari e përgjegjësi”, ka theksuar presidenti Ademi pas këtij takimi.