Kroacia fiton me lehtësi ndaj Hungarisë (VIDEO)

Kroacia ka shënuar fitore të lehtë ndaj Hungarisë, me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për kualifikimet e “Euro 2020”.

Luka Modric i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 5’.

Për rezultatin 2-0, u përkujdes Petkovic në minutën e 24’.

Përsëri ishte Petkovic ai që shënoi për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 3-0, në minutën e 42’.

Kroatët e kishin mundësinë që të shënon edhe golin e katërt, mirëpo Ivan Perisic dështoi nga penalltia në minutën e 55’.

Pas kësaj fitoreje Croacia pozicionohet në vendin e parë me 13 pikë.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.